Njerëz të vdekur në rrugë, Kina kthehet në një vend me “Zombie

24.01.2020 17:35:02

Disa qytete në provincën qendrore Hubei janë duke marrë masa për izolim dhe kontrollim të shpërndarjes së virusit të ri, që kanë lënë të paktën 26 persona të vdekur.

Një pjesë e Murit të Madh të Kinës dhe Disneyland në Shanghai janë mbyllur pasi autoritetet po përpiqen të ndalojnë përhapjen e cit.

Ndërsa disa imazhe shokuese tregojnë trupa pa jetë në rrugët Wuhan, teksa autoritet përpiqen të përballen me pasojat e koronavirusit.

Pjesa më e madhe e transportit është pezulluar në Vuhan, provincë me 11 milionë banorë ku është shpërndarë fillimisht virusi.

Autoritetet është raportuar të kenë bërë të detyrueshme vendosjen e maskave në qytet dhe janë duke këshilluar njerëzit që të anashkalojnë turmat e njerëzve.

Të paktën katër qytete në provincën Hubei: Huangang, Ezhou, Ksiantao, dhe Çibi janë duke u përballur me probleme të transportit, derisa kryeqyteti i Kinës, Pekini ka pezulluar të gjitha festimet masive për Vitin e Ri Kinez.