‘Njerëzit do t’i japin liri vetes’/ Psikiatri i njohur: Karantina nuk mbahet dot gjatë!

31.03.2020 14:03:57

Mërzitje. Zhgënjim. Zemërim. Ankth. Acarim i marrëdhënieve. Më shumë se një miliardë njerëz në mbarë botën po përpiqen të durojnë këto simptoma të ndryshme të vetëizolimit.

Psikiatri Simon Wessely, presidenti i Royal Society of Medicine,  tha për DW se karantina masive nuk do të mbahet dot për një kohë të gjatë.

Është fizikisht e vështirë, por edhe psikologjikisht e vështirë, sepse nuk është izolimi shoqëror mënyra si punojmë ne, si qenie njerëzore. E gjithë rrjedha e jetës bëhet më e vështirë dhe zhgënjyese. Ka dëshmi se njerëzit fillojnë të bëhen dikur të shkujdesur”, shprehet ai. Wessely thotë se ne kemi provuar se përshtatemi si specie, shumë shpejt, me realitetet e reja.

Sinjalizimet u morëm ndaj njerëzit i prisnin disi masat – punën nga shtëpia, mbylljen e restoranteve, pastaj ndalimin e plotë. Në periudhën afatshkurtër, sipas ekspertit, kjo situatë mund të funksionojë. Por jo për atë afatgjatë. “ Pas një kohe, njerëzve kjo do të fillojë të mos u bëjë më përshtypje, të mos shqetësohen më, ose thjesht thonë“Nuk më intereson, boll më, thjesht dua vetëm të dal jashtë për të parë njerëz të tjerë ose për të bërë diçka “, shprehet ai.

Në fund, shton Wessely, dëshira e njeriut për kontakte të vërteta sociale ballë për ballë ose për shumëllojshmëri do të shpërfaqet: njerëzit do të fillojnë t’i japin liri vetes, jo sepse nuk duan të pajtohen, por sepse thjesht do ta quajnë shumë të mundimshme atë që u kërkohet.

Madje, ai thekson se po ndodh dhe diçka tjetër: “Mjaft njerëz, dhe më duhet të them edhe unë, pothuajse dëshiroj të infektohem me COVID-19 dhe ta kaloj”, shprehet psikiatri, duke rrëfyer se një gjë e tillë ndodhi dhe me të shoqen që u testua,e  kishte pasur virusin, dhe tani është imune.