Njerëzit e politikës i kan dhënë vetit imunitet të pakufishem!

19.08.2019 00:37:30

Nga Skënder MULLIQI

Njerëzit e politikës I kan dhënë vetit imunitet të pakufishem , pavarësisht ligjit mbi imunitetin dhe formave tjera për qka është caktuar imuniteti. Imuniteti është një formë e privilegjit e cila për diplomatet ka një prejardhje të largët.Por, ideja e imunitetit politik është më e re.Në Kosovë deri më tash ,njerëzit e strukturave të larta të shtetit u ndeshën shpesh më ligjin , dhe përkunder këtyre aferave ata mbeten ose u kthyen në postet e larta që i kishin! Kjo është e pa presedan për një shtet demokratik. Ne, edhe pse jemi proklamuar për shtet ligjor e demokratik, as njera dhe as tjetra formë nuk po funkcionojne mirë.Imuniteti si koncept politik në Evropën e dikurshme ka mbrojtur më ligj të drejtat e monarkëve.Në atë kohë parlamentet si të reja nuk ishin të fuqishme .E theksova këtu imunitetin , për faktin së në Kosovë, të gjitha kategoritë politike dhe gjyqësore që gëzojnë imunitet, po e keqpërdorin këtë më të madhe.Ose, edhe nuk kan frikë fare nga askush dhe as nga organët e drejtësisë, së gjithëqka është nën kontrollin e tyre. Shqiptarët kan pasur fatin e keq historikisht më pushtete të keqija, më shumë së sa i meritojnë.Për këtë shkak kurrë nuk na u hoqën qafe korrupcioni , krimi dhe kontrabandat e ndryshme , si dhe dukuritë tjera negative. Imuniteti nuk guxon të bëhët pengesë , dhe as zyrtarët e lartë të mbrohen në asnjë menyrë kur ndeshën më ligjin për keqpërdorime të pozitës zyrtare. Populli nuk ka menduar sigurisht , së shumë njerëz të cilët kan ardhë në krye të strukturave shteterore , do ta udhëheqin vendin kaq keq.Nuk kan menduar sigurisht së nuk kan qenë njerëz të mirë, të ndershem, me moral e integritet. Aq me pakë ndoshta kan menduar së do të bëhën gjithë këto hajni , gjitha këto keqpërdorime .Është e patolerueshme që në shumë legjislacione të deritashme kemi pasur deputetë e ministra të padijshem ,të korruptuar , më procese gjyqësore .Shkurt na është mbushur aparati shtetëror më njerëz arrogant dhe të pa kulturë !Dhe, pas gjithë kësaj situate të krijuar jo të mirë, kan lindur ide dhe nisma që imuniteti parlamentar të rishikohet, të kufizohet , e mirë do të ishte të hiqet krejtësisht, vëtem kur është në pyetje liria e shprehjës e të votës .Sigurisht së për ta bërë një punë të tillë të mirë , duhet bërë ndryshme në Kushtetutë. Karakteristika themelore e pushtetit autokratik është dominimi më ekzekutivin.Pushteti gjyqësor është instrument pikërisht I këtyre ekzekutorëve. Nuk mund të thëmi ende së kemi “ gjyqësor të pavarur” ,” media të lira”, “shtet të së drejtës” etj.Përseritja rituale e këtyre fjalëve po iu mundëson këtyre pushtetmbajtësve , që edhe të fuqishmit perëndimor ti tolerojnë në mariftet e tyre antidemokratike .Këto nomenklatura politike janë duke na kthyer në vitët e 90-ta të shekullit të kaluar.E kan humbur torruan dhe kontrollin karshi gjitha proceseve pozitive .Kjo është zatën në egon e tyre të hipërtrofuar. Përvojat e deritshme kan treguar së dhuna sistematike pushtetare , nxitë reakcion edhe të dhunës qytetare.Kjo është ajo e fundit që I duhet Kosovës. Është pikëlluese që njeriu ynë po përballet më mungesë të gjerave elementare për jetës.Kjo është fotografia më e keqe për një shtet…Deri kur do ta kemi briskun nën fyt…