Njerëzit e rrejshëm pranë Putinit: Zbulohet loja me imazhe e presidentit rus (Foto/Video)

19.01.2017 19:47:50

Ish-zëvendëskryeministri rus në kohën e Boris Jelcinit, Alfred Koh, ka shikuar me vëmendje fotografitë në të cilat gjendet presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri Dimitri Medvedev, të cilat janë shkrepur gjatë Krishtlindjeve dhe ka konstatuar se ato janë të “rreme”.

Putin dhe Medveded kishin shkuar në ditën e Krishtlindjeve në Novogorod duke u shoqëruar me peshkatarë, kurse presidenti rus e kishte kaluar edhe mbrëmjen në këtë qytet. Por, fotografitë që janë publikuar kanë shkaktuar dyshime tek “armiqtë” e tij, transmeton Telegrafi.

“Peshkatarët janë të rremë, besimtarët në kishë janë të rremë, nusja në Sheshin e Kuq është e rreme”, ka shtuar Koh në profilin e tij në Facebook.

Me opinionin e tij po pajtohet edhe gazetari Aleksandar Minkin, i cili mendimin e tij e ka shprehur në radiostacionin rus “Eho Moska”.

“Presidenti rus është lutur në manastir. Skeptikët kanë vërejtur se në grupin e njerëzve rreth presidentit ishin disa fytyra të njohura. Prifti, peshkatarët, shoferët dhe minatorët… A mund të ndodh që njerëzit ta ndërrojnë punën e madje edhe profesionin”, ka shkruar Minkin.

Për të bindur opinionin rus se ata kishin të drejtë, kanë postuar në rrjetet sociale fotografi të ndryshme në të cilat ishin njerëzit e njëjtë rreth presidentit rus.

Megjithatë, nëse shikohen me vëmendje fotografitë dhe videot dhe hulumtoni në internet, mund të shihni se të gjitha janë shkrepur në ditën e njëjtë kur Putin ishte në Novogrod.

Paradite ishte në peshkim me peshkatarë, ndërsa gjatë mbrëmjes në darkën e Krishtlindjes, si dhe në kishë. /Telegrafi/