Njerëzit rregullisht pastrojnë rrobat dhe trupin, por ,,harrojnë” ta pastrojnë fjalorin!

27.04.2020 08:47:06
Ahmet Asani
Njeriu gjatë gjithë jetës kujdeset për pastërtinë e trupit dhe të veshmbathjeve të veta, por jo për pastërtinë e fjalëve! Në fakt janë fjalët ato të cilat duhet rregullisht të pastrohen, ruhen e kultivohen, sepse fjalët janë ato me të cilat i shprehim mendimet tona, krijojmê fjalime, prezantojmë koncepte, ide e vizione!
Mjerisht ajo për të cilën njeriu më së paku kujdeset, është pastërtia e fjalëve! Një mjek i cili gjatë një operimi mund të përdor vegla dhe instrumente t’pa pastruara e t’pa streilizuara, ndodh ta infektoj për vdekje një pacient, kurse mesimdhënësit, prijësit fetar dhe politikanët që për instrumente pune kanë vetëm fjalet, nëse ata nuk i kanë fjalët e pastërta, mund ta infektojnë një popull të tërë!
Ishin fjalët plotë helm e urrejtje të politikanëve serb, ato të kishës serbe dhe të akademisê serbe të shkencave, që e sollen gjendjen ketu ku jemi sot, që e gjithe bota te merret me ballkanin dhe ballkani t’mos ketë ende qetësi! Ishin fjalët plot helm, që dilnin nga goja e diktatorit Millosheviq, ato që helmuan pjesëtaret e popullit serb, të cilët më pas si të tërbuar u vërsulen dhe pa fije mëshire vranë fëmijê, pleq, gra e burra të pafajshëm vetëm pse ishin shqiptarë!
Mjaftojnë disa fjalë të thëna nga goja e një njeriu, për t’ia kuptuar virtytet e tij njerëzore! Mjaftojnê disa fjalë të thëna nga kryetari i një partie, për ta kuptuar statutin, programin dhe qëllimet e vërteta të tij dhe të subjektit që ai përfaqëson ! Njerëzit kot mundohen që me veshje të duken zotëri që ecin me kohën, sepse janë fjalët e tyre ato që ua zbulojnë mendimet dhe qëllimet që i kanë ata në kokë !