Njëri nga sulmuesit e Londrës ishte i martuar dhe kishte fëmijë

04.06.2017 18:10:35
Sipas BBC-së, njëri nga sulmuesit e qëlluar nga policia mbrëmë, ka jetuar në një adresë në Barking, e cila ka qenë temë e një aktiviteti të fuqishëm të policisë,

Sulmuesi i vdekur, ishte sipas fqinjëve, një burrë i martuar me dy fëmijë që kishin jetuar në këtë adresë për rreth 3 vjet.

Një total prej 12 personash u arrestuan gjatë bastisjes në Barking.