Njeriu që i bërtiti vrasësit të Munihut: Po të kisha një armë do ta qëlloja, por kisha vetëm birrë

24.07.2016 15:11:00

Nga ballkoni i katit të katërt të një pallati që ngrihet mbi qendrën tregtare “Olympia” në Munih, Thomas Salbey tregon me gisht një pikë poshtë, në të djathtë.

Aty ai provoi të ndalonte, me mënyrën e tij, me 18-vjeçarin iraniano-gjerman, i cili mbrëmjen e së premtes, pasi kishte vrarë nëntë persona të pafajshëm në qendrën tregtare, me armë në duar ishte drejtuar drejt garazhit, pikërisht poshtë shtëpisë së Salbeyt.

Dialogu i këtij të fundit me 18-vjeçarin vrasës bëri xhiron e botës. Në fjalët e adoleshentit dëgjohen të shara për turqit, ndërsa përsërit shpesh se është ai gjerman. Burri nga ballkoni dëgjohet t’i thotë më tepër se një herë se ‘është një idiot që duhet të shkojë në Psikiatri’.

“Nëse do të kisha pasur një armë do ta kisha qëlluar në këmbë, por e vetmja armë që kisha ishte një shishe birre, dhe ajo nuk është se më ndihmoi shumë”, thotë ai.