Njësitet Speciale të Policisë përgatiten për protestë

29.08.2018 20:10:53
Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë vënë në gjendje gatishmërie për protestën e shoqërisë civile e cila pritet të fillojë në orën 18 në Prishtinë.

Protesta me të cilën do të kërkohet shkarkimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është e dyta pas asaj që u mbajt javën e kaluar.

Kjo protestë erdhi pas dorëheqjes së prokurorit special, Elez Blakaj, i cili tha se ka qenë i kërcënuar dhe i frikësuar gjatë hetimeve për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së.

Ekipet e KALLXO.com sjellin fotografi nga përgatitjet e policisë për ta mbikëqyrur protestën e sotme.