Ekspozitë me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë

03.09.2016 11:03:59

‘Njëzet e pesë vite Maqedoni e pavarur’ është titulli i ekspozitës që sot do ta promovojë arkivi shtetëror i Maqedonisë me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë.

Ekspozitën e përbëjnë 25 banerë, në të cilat janë prezantuar dokumente dhe fotografi nga 25 vitet e kaluara dhe e përfshijnë çdo segment nga zhvillimi dhe jeta shoqërore-politike në shtet, siç është procesi i pavarësimit, aktet e para të rëndësishme, sporti, kultura, arti, e tjerë.

Ekspozita do të vendoset në sheshin Maqedonia deri në ora 20:00, e pastaj është paraparë të udhëtojë nëpër sheshet e qytetit të Shkupit dhe komunat në Maqedon.

Krahas banerëve, kalimtarët do të mund t’i shqyrtojnë edicionet e Arkivit dhe të blejnë libra nga Edicioni i posaçëm i dokumenteve të besueshme të origjinalit.

Mjetet nga shitja do të donohen për personat që pësuan nga përmbytjet më 6 gusht të këtij viti.