Njëzet imamë të propozuar nga BIK do të ligjërojnë në burgje kundër radikalizmit

11.05.2018 12:41:42

Njëzet imamë të propozuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e të vlerësuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) do t’iu ligjërojnë në burgje të dënuarve për veprën penale të terrorizimit.

Kjo bazua në marrëveshjen e mirëkuptimit që ka nënshkruar Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri dhe kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, raporton Ekonomia Online.

Tahiri, tha se qëllim i këtyre ligjëratave do të jetë deradikalizimi i personave që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit.

Rreth 150 persona të kthyer nga zonat e luftës në Siri e Irak, po vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës.