Njoftim i madh nga Premierliga

07.02.2017 17:03:23

Premierliga ka bërë të ditur datën e fillimit të sezonit të ardhshëm, 2017-2018.

Në njoftimin e bërë thuhet se sezoni 2017-2018, do të startojë me 12 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së fundit do të luhen më 13 maj, 2018.

Ky njoftim është i rëndësishëm  edhe për shqiptarët, që bëjnë tifo për shumë skuadra angleze.

Edicioni 2017-2018 do të përfundojë më herët shkaku i Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’./