Njoftim nga Ambasada Amerikane në Shkup

06.12.2016 09:22:53

Ambasada amerikane në Shkup bën të ditur se është ndërprerë lidhja telefonike e saj, duke udhëzuar të gjithë palët e interesuara se ku të drejtohen për të kontaktuar këtë ambasadë.

Prandaj, për çdo urjgencë që mund të keni, ambasadën mund ta kontaktoni përmes Qendrës Operative të Departamentit të Shtetit në numrin telefonik +1-202-647-1512.

Nuk jepen detaje për arsyet e këtij defekti telefonik.