Kryetarja e Komisionit për Integrime, kuvendarja Njomza Emini ka pritur në takim shefin e UNHCR-së, z. Narasimha Rao. Në takim, kuvendarja Emini ka njoftuar shefin e UNHCR-së me punën e Kuvendit dhe të Komisionit që drejton ajo. Po ashtu kuvendarja Emini e ka falenderuar z. Rao për ndihmën e dhënë për riardhesimin dhe kushtet për të riatdhesuarit

“Si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane,  sot shefin e UNHCR-së, z.Narasimha Rao, e kam njoftuar atë fillimisht lidhur me punën e Kuvendit të Kosovës dhe të komisionit parlamentar për Integrime Evropiane

E falenderova UNHCR-në, për ndihmën që ka ofruar deri më tani në procesin e riatdhesimit dhe krijimit të kushteve më të mira për të riatdhesuarit.

Nga ana e tij Shefi i Misionit z. Narasimha Rao, ka shtuar edhe më tej angazhimin dhe përkushtimin e UNHCR, për të kontribuar në mbështetjen e proceseve të integrimit që ndërlidhen me fushat të cilat i mbulon Misioni i UNHCR në Kosovë.” – thuhet në njoftimin e Njomza Eminit.