Nju Jorku mbetet për disa orë pa energji elektrike

14.07.2019 10:09:19

Mbrëmjen e së shtunës një pjesë e Manhatanit në Nju Jork, ka mbetur për disa orë pa energji elektrike, raporton BBC,

Shumë njerëz mbetën në ashensorë dhe metro, ndërsa për disa orë kryqëzimet e mëdha të qytetit mbetën pa semaforë, duke krijuar një kaos të madh.

Ndërprerja e energjisë elektrike zgjati për rreth pesë orë.

E njëjta situatë kishte ndodhur në të njëjtën datë rreth 42 vjet më parë kur Nju Jorku, mbeti tërësisht në terr për disa orë.