Nobelistët letër të hapur KS të OKB-së

16.09.2017 20:48:09

Kërkojnë ndërhyrjen e OKB-së për të ndal krimet ndaj Rohinjas në Mianmar

Në letër thuhet se tragjedia humanitare dhe krimet kundër njerëzimit që po kryhen në rajonin e Arakanit në Mijanmar, kërkojnë ndërhyrje të menjëherëshme. Ky është një prej momenteve kur veprimet e guximshme dhe të vendosura janë të nevojshme.

Sipas organizatave të ndryshme, ofenziva e fundit ushtarake e ushtrisë së Mijanmarit në Shtetin e Rakinës ka çuar në vrasjen e qindra rohinjave. Qindra mijrëa njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Fshatra të tëra janë djegur, gra janë dhunuar, shumë civilë janë arrestuar dhe shumë fëmijë janë vrarë. Më e rëndësishmja, organizatat e ndihmave humanitare e kanë të pamundur qasjen atje, gjë që e bënë edhe më të rëndë krizën humanitare në zonën edhe ashtu të varfër.

Sipas burimeve të Kombeve të Bashkuara, rreth 300 mijë njerëz janë zhvendosur në Bangladesh gjatë dy javëve të fundit. Mjerimi humanitar i shkaktuar nga të tilla zhvendosje masive të burrave, grave dhe fëmijëve nën kërcënimin e vdekjes është duke u përkeqësuar çdo ditë e më shumë, thuhet mes tjerash në letrën e nobelistëve dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Disa prej nesh e kemi denoncuar edhe valën e mëparëshme të dhunës vitin e kaluar dhe ju kemi shkruar duke ju kërkuar që të ndërhyni, mirëpo situata ende nuk është përmirësuar. Andaj, kërkojmë të ndërmerrni veprime urgjente prë të ndalur dhunën kundër civilëve të pafajshëm dhe për të sjellur paqe permanente në shtetitn e Rakinës. I bashkohemi sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për të ritheksuar se “fyerjet dhe gjendja e pazgjidhur e rohinjave është acaruar aq shumë duke u bërë faktor i pamohueshëm në deestabilizimin rajonal. Autoritetet në Mijanmar duhet të ndërmarrin veprime të vendosura për ti dhënë fund këtij cikli të egër të dhunës dhe për të ofruar siguri dhe ndihmë për të gjithë në nevojë“.

Bota po pret me padurim të shoh se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po e luan rolin e tij në dhënien fund të katastrofës humanitare dhe ndërtimit të paqes në rajon”, përfundon letra e 12 laureatëve të çmimit Nobel për paqe adresuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.