Normalisht po pritet një valë tjetër e virusit, dhe patjetër që duhet të përgatisim veten mentalisht

25.09.2020 11:58:23
Nga Kosovare Gjevukaj,psikologe klinike
Normalisht qe po pritet një valë tjetër e virusit dhe patjetër që duhet të përgatisim veten mentalisht dhe fizikisht me masa mbrojtëse. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë jetën e tyre dhe të tjerëve. Kur flas për jetën duhet të kuptojmë gjithashtu se Covid përpos ndikimit fizik dhe vdekjeve që po shkakton po ka një ndikim masiv në psikiken tonë. Andaj, të jemi mendje hapur dhe të ruajmë njëri-tjetrin. Masat preventive janë më së të domosdoshme, për të jetuar shëndetshem , pasi që kaluar tashmë një kohë bukur e gjatë që po bashkëjetojmë më pandeminë globale.