Norvegjia, shteti që ndalon tërësisht prerjen e drurëve

26.02.2017 22:41:11

Nuk ka dyshim se ne nuk mund të jetojmë pa natyrën, pa drurin, material ky, i përdorur në mijëra produkte, çdo ditë.

Për fat të keq, shumë nga këto gjëra, ndikojnë në shpyllëzimin tropikal. Më të prekurat nga shpyllëzimi janë Argjentina, Bolivia, Brazili, Paraguai, Indonezia, Malajzia dhe Guinea e Re, transmeton lajmi.net

Këto pyje të gjera që dikur ishin habitate për qindra specie të gjalla, sot kanë ngelur vetëm histori.

Nga kjo situatë, si duket shteti më së shumti i brengosur është Norvegjia. Qeveria e shtetit në fjalë ka marrë vendim që do të shkurtohen lejet për prerje të drurëve në këtë shtet.

Së fundi, me këtë që bëri Norvegjia, bëhet vendi i parë në botë me një politikë të tillë, ku nuk lejon as edhe një dru të prehet dhe të rrezikohet vendi nga shpyllëzimi.