Nostalgjia e Xho Bajden për Kosovën

17.08.2016 13:21:28

Xho Bajden është një ndër miqtë më të mëdhenj që ka pasur dhe që ka Koosva dhe shqiptarët. Ishte i angazhuar tepër shumë në çështjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës, në të gjitha pozicionet që ishte.

Tashmë kur kanë kaluar dekada të angzhimit të përbashkët për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, kur liria dhe pavarësia janë realizuar, kurse demokracia është një proces që po merr formë dhe kuptim, dhe kur pas pak muajsh do të lërë funksionin  e tij si zëvendëspresident i SHBA-ve, dhe pra kur në Kosovë ka realizuar vizitën e fundit në këtë funksion, Xho Bajden nuk u përmabjt pa i bërë një rezyme të shkurtër angazhimeve të tij për Kosovën.

Përveç këtyre, Xho Bajden ka treguar se sa i lidhur është me Kosovën, për çka edhe ka marr me vete bashkëshorten, djalin, nusen dhe dy nipërit.

Gjithë këtë e shpreh kështu:

“Do të largohem nga ky vend sot pasdite me shpresë për rimëkëmbje, dhe mendoj se gjithmonë e kam mbajtur vëmendjen qysh kur kemi biseduar për pavarësinë. Kjo vizitë ka rëndësi për mua, gruan, djalin, nusen dhe dy nipërit e mi. Pata qejf që edhe ata të jenë këtu, ta shohin Kosovën dhe ta shijojnë atë”