Nostalgjiket e frymës jugosllave

14.11.2019 15:53:15

Nga Ahmet Asani

Kohët e fundit njëri pas tjetrit, ish nostalgjik të frymës jugosllave, me lehtësi të pashpjegueshme, në emër të fjalës së lirë, fyejnë e etiketojnë diasporën shqiptare e cila dha e po jep çdo gjë për Atdheun! Mendoj se forma e prezantimit nënçmues të diasporës, si njerëz që “shesin mend” dhe se fjalori etiketues për “radikalizem” i ztr. Shkëlzen Maliqit- ish Këshillëtar i Kryeministrit Edi Rama, është tepër denigrues jo vetem për diasporën, por edhe për gjithë shoqërinë kosovare e gjithëshqiptare! Sa për informim të opinionit, të rinisë shqiptare në vend e diasporë, Shkelzen Maliqi është i bir i Mehmet Maliqit, njeriut që në kohën e Millosheviqit ka qenë Sekretar i Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme alias i UDB-së famkeqe! Mendoj se Shkëlzen Maliqit dhe disa shokëve të tij, ka filluar t’ju flet ndërdija e e kohës së lidhjeve dhe shërbimeve të ndryshme sllavo-komuniste, në shërbim të të cilave gjatë kohë ishin!