Noterët ushtrojnë padi ndaj Ministrisë së Drejtësisë

Noterët ushtrojnë padi ndaj Ministrisë së Drejtësisë

21.03.2020 09:41:44

Anulimi i procesit të noterisë kohë më parë nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka shtyrë mbi 60 kandidatë të cilët kishin kryer këtë provim që të ushtrojnë padi ndaj këtij vendimi të ministres Haxhiu.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar avokati Florin Lata. Lata ka thënë se padia është dorëzuar të hënë më 16 mars.

“Të hënën më datë 16 mars 2020 është dorëzuar padia e mbi 62 kandidatëve që kanë kaluar provimin e noterisë, me anë të së cilës nga Gjykata është kërkuar që të anulohet vendimi i Ministrisë së Drejtësisë Nr. 15/2020 me nr.prot. 01- 173 i datës 24.02.2020 për Anulimin e “procesit të provimit të noterisë”, ka thënë Lata.

Avokati përfaqësues i mbi 62 kandidatëve që kanë kaluar provimin e noterisë, ka theksuar se vendim i Ministrisë së Drejtësisë është nxjerr në kundërshtim të plotë me dispozitat e Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative, dhe si i tillë është i pa ligjshëm në kuptim të nenit 52 të LPPA-së.

“Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata” ka gjetur shkelje të shumta ligjore në këtë vendim, e të cilat janë përshkruar në padi, ndër të cilat do të veçonim janë mungesën e kompetencës së Ministrit të Drejtësisë për të anuluar vendimet e një komisioni profesional të përbërë nga 2 noterë, 1 gjyqtar, 1 profesor universitar dhe një i punësuar nga stafi civil i Ministrisë së Drejtësisë, ashtu siç edhe e parasheh Ligji për Noterinë.

Prandaj, në përputhje me Ligjin për Noterinë nga momenti kur komisioni profesional ka marr përgjegjësitë, vendimet e tij janë përfundimtare dhe vendimet e tilla mund t’i anulon apo ndryshon vetëm Gjykata. Praktikë të njëjtë kemi edhe me provimin e jurisprudencës, ku Ministria ka vetëm rol organizativ, por assesi nuk ka të drejtë që të anulon rezultatet e provimit”, është shprehu Lata.

Avokati Lata ka shtuar se vlen të theksohet se vendimi i Ministrisë së Drejtësisë nuk ka as formën që e përcakton Ligji i Procedurës së Përgjithshme Administrative, pasi që ka një dispozitë të paqartë dhe arsyetim tepër të përgjithësuar.

“Theksojmë se me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë është anuluar “PROCESI I PROVIMIT” mirëpo, Ligji për Procedurën Administrative që rregullon vendimet e organeve administrative siç është Ministria e Drejtësisë askund nuk rregullon proceset e as anulimin e proceseve. Ligji përcakton se me një akt administrativ (në këtë rast me vendimin kontestues) mund të anulohet një akt tjetër administrativ, ku duhet të identifikohet qartë se cili akt po anulohet.