NP për rrugë shtetërore: Të gjitha rrugët vazhdimisht pastrohen, nuk ka rrugë të bllokuara

17.01.2017 17:28:26

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së, duke thënë se të gjithë rrugët e Maqedonisë po pastrohen. Nga NP thonë se nuk është e vërtetë se Maqedonia është bllokuar nga bora, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është e vërtetë se Republika e Maqedonisë është bllokuar nga bora, nuk është e vërtetë se ka qytetet të izoluara. Të gjitha rrugët shtetërore pastrohen vezhdimisht nga bora me gjithë mekanizmin në dispozicion dhe në këtë mënyrë mirëmbahen për komunikadion për të gjitha llojet e automjeteve”, thuhet në reagimin e NP për rrugë shtetërore.

NP për rrugë shtetërore thekson se institucionet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme të dalin gjatë ditës dhe natës në terren dhe ta pëfundojnë punën me mekanizmin e atyre të plotë që të sigurojnë komunikacion të sigurt.