NP Ujësjellësi-Kanalizimet: Ne vetëm i mirëmbajmë rrjetet, nuk i ndërrojmë ato

12.08.2016 15:36:29

NP e Ujit dhe Kanalizimeve-Shkup, ka reaguar ndaj tekstit të caktuar në portalin Faktor: “100% ndërtesa baroke, 30% kanalizime atmosferike”.

‘Duam të theksojmë dhe të sqarojmë se NP Ujësjellësi-Kanalizime Shkupi, sipas ligjit është përgjegjëse për rrjetin primar të rrugëve kryesore dhe bulevardet në qytet, ndërsa për ndërtimin e rrjetit sekondar ose rrjetit në rrugët tjera përgjegjëse janë komunat. NP e Ujit dhe Kanalizimeve nuk ndërton rrjete, por ata i mirëmba, sepse mendojmë se janë akuza shumë serioze nga ana juaj drejt NP Ujit dhe Kanalizimeve – Shkup për kapacitetin e rrjetit atmosferik.

Pjesa e dytë e tekstit që dëshirojmë të demantojmë është në lidhje me shumën e Drejtorisë së re administrative të NP Ujësjellësit dhe Kanalizimit. Ndërtesa e re e administratës tashmë është në përfundim dhe finalizohet gjërat e fundit të ndërtesës. Sipas vlerësimeve tona pritet të kushtojë 6 deri në 7 milion euro’ reagohet ngA NP Uji dhe Kanalizimet.