Nue Oroshi ka një këshillë miqësore për PSHDK-në: Bëni koalicion o me LDK-në, o me AAK-në!

14.05.2017 10:20:17
Tani që sapo afrohen zgjedhjet në Kosovë po ridefinohen edhe koalicionet parazgjedhore e deri diku edhe pas zgjedhore. Një parti e cila është tradhtuar shumë herë dhe e lënë në baltë nga partneri i koalicionit është edhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës. Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës një kohë të gjatë ishte në koalicion me LDK-në dhe ky koalicion i dy burrave të besës, prof.dr.Ibrahim Rugova dhe akademik Mark Krasniqi pati funksionu për mrekulli për faktin se nuk ia punuan pas shpine njëri – tjetrit. Pas ndërrimit të liderëve politik në këto dy parti liderët e rinj të këtyre dy partive nuk e gjetën forcën e bashkëpunimit me njëri-tjetrin.Faji ishte i dyanshëm, njëherë neglizhimi dhe mosinteresimi i duhur i liderve të LDK-së, Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafa për PSHDK-së, si dhe mos aftësia e liderëve të PSHDK-së për një strategji të përbashkët zgjedhore. Kështu që PSHDK-së për dy pale zgjedhje bëri koalicion zyrtar me PDK-në,një herë prof.dr. Marjan Dema e pastaj edhe dr. Ukë Berisha. Në këto dy palë zgjedhje PSHDK dështoj komplet dhe nuk mundi të marrë asnjë vend në Parlamentin e Kosovës ,pasi që koalicioni zyrtarë ishte bërë me PDK-në ndërsa votat shkonin për AAK-në dhe LDK-në, të elektoratit demokristian. Kohëve të fundit kjo parti është bashkuar dhe ka filluar këndelljen. Por lideret e kësaj partie duhet shkuar të bashkuar në zgjedhje.Ata duhet të shohin se ka frymon elektorati demokristian.Frymimi i elektoratit demokristian është që PSHDK të hyn në koalicion parazgjedhor me LDK-në ose AAK-në. Në këtë rast edhe AAK -në edhe LDK-në duhet të mos tregohën neglizhentë por të zhvillojnë bisedime intensive me PSHDK-në për arritjen e një marrveshje parazgjedhore. Një gjë dua t’i premtoj PSHDK-së nëse e zgjedh njëren nga këto dy parti politike për koalicion,unë personalisht do të angazhohem për kontakte të mëtutjeshme dhe shumë të thella në mes të CDU-së në Gjermani dhe PSHDK-së në Kosovë ashtu siç i kam bërë dhjetë vjet më parë në kohën kur kryetar i PSHDK-së ishte akademik Mark Krasniqi. Të nderuar Demokristian mos e lejoni që me votat tuaja ta dergoni në Parlamentin e Kosovës, Ferid Aganin siç e patët derguar para disa vjetëve në këtë Parlament Gëzim Kelmendin.Tani do t’iu jap edhe përgjigjen se si e keni dërguar Gëzim Kelmendin në Parlamentin e Kosovës. Pasi që edhe ju edhe Gëzim Kelmendi kishit marrveshje me PDK-në dhe ju nuk arritët që të keni deputet në Parlamentin e Kosovës dhe atë vend e mori Gëzim Kelmendi. Kështu që votat e elektoratit demokristian i dhanë mundësinë që Gëzim Kelmendi një Erdoganist i tërbuar të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës. Mos e bëni gabimin tjetër që Erdoganisti tjetër Ferid Agani me votat tuaja të jetë deputet në Parlamentin e Kosovës. Por uluni vllazërisht e bashkarisht dhe vendosni se me cilën parti politike do të jeni në koalicionin e ardhshëm me LDK-në apo me AAK-në, mvaret edhe nga oferta që këto dy parti afrojnë. Nëse vendosni koalicion me njërën nga këto dy parti unë personalisht do t’iu tregoj rrugën se si keni mundësi t’i nxjerrni tre deputet në Parlamentin e Kosovës.
Dy herë e keni mohuar elektoratin tuaj dhe mos e mohoni edhe për të tretën herë, se do të perseritën vargjet e Nolit për tradhtinë që i bëri Shën Pjetri, Jezu Krishtit ku Noli thoshte: ’’ E mohoj Shën Pjetri hidhur.’’Lesh leshuar e duar lidhur , tri herë e mohoj pa gdhirë – faqe nxirë. Nëse dikush iu bën presion dhe shtypje që me dhunë të jeni pjesë e koalicionit atëherë ekgistojnë burimet tjera diplomatike, ku munden me u marrë masa në këtë drejtim.
Ju priftë e mbara!