Nuhiu, Trajanovski dhe Todorov vizitojnë foshnjën e parë të lindur në 2017 në Shkup

01.01.2017 13:55:39

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski dhe ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, sot kanë vizituar foshnjen e parë që lindi në vitin 2017 në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Akusheri “Nënë Tereza” në Çair.

Trajanovksi, nënës Hikmet Ramadan Nuredini dhe familjes ju uroi Vitin e Ri dhe ju dhuroi një çek në vlerë prej 20 mijë denarë dhe disa dhurata tjera.

Më parë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, së bashku me drejtorin e departamentit, Bashkim Ismaili, familjen e uruan për lindjen e foshnjes dhe në emër të MPB-së i dhuruan dhuratë solemne.