“Nuk do bëj trimin”/ Rama vendos për administratën: Disa do punojnë nga shtëpia, ata që kanë fëmijë të vegjël…

10.03.2020 16:42:17

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se të gjithë punonjësit e administratës që kanë punë në kompjuter që nga nesër do punojnë nga shtëpia. Ndërsa ata që kanë fëmijë të vegjël në çerdhe apo kopshte do ta ketë pushim. Kjo për shkak të emergjencës në vend. Kjo do të thotë se shërbimet e ADISA-s nuk do jenë më në sportele, por vetëm online.

“S’është një luftë që do zgjasë me vite, por çdo minutë do zgjasë sa një vit.

Ne nga dita e nesërme do çojmë në shtëpi të gjitha të pjesë të administratës që mund të vazhdojë të punojë nëpërmjet kompjuterit. Ne nuk do japim më shërbime nëpër sportele, për të gjitha aplikimet online. Shërbimi ADISA-s do mbyllet, të gjitha shërbimet do merren online. Do shfrytëzohet koha, shpresoj që për disa javë kurbat ë përmirësohet dhe të marrin përgjigje.

Të gjithë prindërve që kanë një fëmijë në moshën e çerdhes, kopshti dhe arsimit bazë dhe nuk janë pjesë e kësaj pjesë të administratës ne do i japim menjëherë, lejen për të shkuar ën shtëpi.

Unë do doja ti përqafoja të gjithë, në radhë të parë ata që e kanë virusin, do doja që të isha ditë natë për ta çuar këtë mesazh, por armiku na e ka vënë këtë kufi. Nëse unë bëj trimin kthehem në vrasës, duke ardhur dhe duke përqafuar të tjerët”, tha Rama në konferencë për shtyp.