Nuk do ta përkrahim shkurtimin e buxhetit, tha Hoti

22.09.2017 15:15:20

Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar lidhje me zvogëlimin e buxhetit duke thënë se qeveria duhet të marrë masa qe ta realizoj këtë buxhet e jo ta shkurtoj atë.

Ai deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta përkrah kurrfarë shkurtimi të shpenzimeve, transmeton fokusi.org.

Më poshë mund ta gjeni postimin e tij të plotë:

Buxheti 2 miliard euro nuk ben te zvogelohet. Qeveria e re duhet te ndermarre masat qe ta realizoje kete buxhet, e jo ta shkurtoje ate. Ne nuk perkahim ne Kuvendin e Kosoves kurrfare shkurtimi te shpenzimeve.

Duhet mbajtur performancen e larte te te hyrave ashtu si ka qene. Duhet ndryshuar ligjin per AKP per te shfrytezuar mjetet e privatizimit per autostrade. Ky ligj per AKP duhet te vij ne kuvend bashke me ligjin per rishikimin e buxhetit.

Qeveria e udhehequr nga LDK e ka rregullur me ligj rritjen e pagave dhe kjo do te ndodh nga janari 2018, sic e kemi planifikuar me Kornize te Shpenzimeve 2017-2019 qe eshte miratuar nga Qeveria Mustafa.

LDK e udheheq Komisionin per Buxhet dhe Financa ne Kuvendin e Kosoves dhe nuk do te lejojme qe te perkeqesohet menaxhimi i buxhetit.

Duhet gjetur mjetet tash kjo qeveri per te paguar per skandalet e Qeverise Thaqi me pasaporta dhe me Axos lidhur me PTK, si dhe kontraten e demshme te PTK-se me kompani private te sherbimeve telefonike.