Nuk do të lejojmë të nënçmohemi, nuk jemi budallenjë, ka thënë Daçiq

21.10.2016 17:01:28

Problemet gjatë bisedimeve, Beogradin e kanë dërguar deri të pikëpyetje nëse duhet të vazhdohet dialogu në Beograd.

Kështu ka thënë zv/kryeministri serb dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Autoritetet në Beograd kanë përsëritur se integrimet evropian janë njëri nga prioritetet, derisa pala serbe dërgon mesazhe Brukselit se janë të papranueshme presionet të cilat gjithnjë e më shumë po prezantohen para Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Fjalët e rënda dhe tensionet për shkak të Trepçës janë mbuluar, por as pas raundit të ri të dialogut teknik nuk ka lëvizje. Të dy palët kësaj here nuk kanë arritur marrëveshje për pranimin e diplomave universitare. Serbia nuk do të reagojë ndaj presioneve”, thotë Daçiq.

“Tash janë pak të pikëlluar që nuk e pranuan atë marrëveshje. Kanë thënë se duhet ta pranojmë ose nuk do të hapet kapitulli (negociatat për anëtarësim në BE). Ne ju kemi thënë se nuk kanë nevojë edhe të jenë të hapur. Për neve është jetike që të shkojmë drejt BE-së, por nuk do të lejojmë që dikush të na përulë dhe nënçmojë, që mos të përdori ndonjë shprehje tjetër popullore”, ka thënë ai.

Sipas tij, vija e kuqe për Serbinë mbetet e njëjta.

“Nuk jemi budallenj dhe e dimë mirë çfarë po bëjmë. Dëshirojnë të na fusin në ngushticë kohore dhe të na thonë se duhet të pranojmë diçka, ose nuk do të ketë përparim. S’ka nevojë të ketë. A e dine çka, ne dëshirojmë në BE, por nuk mund të jesh në BE pa shtet. Shkojmë në BE si të gjithë të tjerët, duke respektuar interesat tona shtetërore”, ka thënë Daçiq. /Lajmi.net/