“Nuk duhet ta konsiderojmë instancë mbretërore”/ A po e relativiziton Konjufca – Kushtetutën?

28.05.2020 21:03:13

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje sonte në Rubikon ka folur rreth vendimit që po pritet nga Kushtetuesja për mandatarin.

‘’Nuk duhet ta konsiderojmë Kushtetuesen instancë mbretërore’’, mendon Konjufca.

‘’Unë jam i bindur që pas vendimit të Kushtetueses, Komisioni i Venedikut do ta marrë një vendim majft të rëndësishëm. Jam i bindur se edhe një vendim nga andej do të jetë në drejtimin e argumenteve të cilat po mundohemi me shpjegu’.