Nuk është më rëndësi se ku, më rëndësi është qe diku të fillojmë më ndryshimin e vetës tonë!

26.04.2019 14:12:10

Nga Ahmet Asani

Ka kohe qe si ne rrjetin social ashtu edhe ne biseda me njerez, teme kryesore eshte ikja nga vendi. Po e marr shembull vendlindjen time Kumanovën, ku shkaku i papunesisë dhe mosperspektivemës, disa mijëra te ri e te reja e kanë lënê vendin dhe kanë migruar jasht! Fenomeni i leshimit te vendit eshte ne fillim dhe po vazhdon me intenzitet te shtuar ne gjitha komunat shqiptare nen Maqedoni, ne Kosove e komunat shqiptare nen Serbi e Mal te Zi! Qe gjendja eshte alarmante kjo nuk do koment, por edhe me shqetsuese eshte se askush ne menyrë institucionale nuk merret me kete problem teper te madh. Edhe me shqetesues eshte rasti i atyre qe kane pune por e lene punen per ta leshuar vendin, nga qe nuk shohin perpektive per femijet e tyre, shkaku i sistemit te degraduar arsimor, atij shendetesor dhe te drejtesise, tri shtylla keto qe mbajne dhe mundesojne regjenerimin e nje shoqerie! Gjithe keta qe e lene vendin, pohojne se paperspektiven e shohin ne pamundesine e ndryshimit qe mund ta beje ndonje force politike. Me nje fjale shoqeria shqiptare si ne Kosove e Shqiperi ashtu edhe ne viset shqiptare nen Maqedoni, Serbi e Mal te Zi, e ka humb besimin ne gjitha forcat aktuale politike. Kjo eshte e tmerrshme nga qe kur nje popull e humb besimin ne vetvete dhe fillon te ik nga vetvetja atehere kemi te bejme me nje krize te thelle e cila eshte me pasoja te renda dhe veshtire e riparueshme! Ne kohen kur njetezit po e leshojne vendin me te madhe, askush ne vend nuk ka projekte konkrete si duhet vepruar per ta parandaluar ikjen. Ne anen tjeter, ne diaspore per gjeneratat e ardhshme te cilat çdo vit e më shumë po rrezikohen nga asimilimi, shtetet tona nuk kane bere kurrefare sistemi per mbrojtje nga asimilimi.
#Përfundim: mendoj se jemi ne nje gjendje kur gjithe njerezit qe kane shpirt njerzor e kombetar, qe kane dije e Mendje Shpirtrore (gjerm. Geist, hebreisht “rûaḥ” (רוּחַ), arabisht “rwh” (روح ), turqisht “ruh”), e qe kanë pervojë e vullnet, duhet te bejne diçka qe te fillojë ndryshimi! Nuk eshte me rendesi se ku do te filloje ndryshimi, se ku do te dhezë kjo Xixë e pare e “Mendjes Shpirtore”, me rendesi eshte te filloje ky ndryshim shume i nevojshëm per qenien tone Kombetare. Ne disa të organizuar rreth “FONDIT TË QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE NË ZVICËR”, mendojme se jemi nje mundesi – nje alternativë e cila po qe se perkrahet, mund te jap efekte akceleruese dhe energji pozitive per fillimin e ndryshimit gjithëkombetar, ndryshim i cili siç e thash me lart diku duhet te fillojê!