Nuk është për t’u çuditur që flamurin e patriotizmit mundohen ta mbajnë bij udbashësh dhe vetë rekrutë agjenturash kundërshqiptare

28.11.2016 18:46:38

Nga Rexhep Kastrati

Baton Haxhiu kishte zgjedhë 28 Nëntorin për t’ua kujtuar shqiptarëve se gazeta “Koha ditore” e regjistruar më 1997 në Beograd, kishte gjithë lirinë për të raportuar nga zonat e luftës. Atë kohë, Baton Haxhiu ishte kthyer nga i arrestuar në bashkëpunëtor i Jovica Stanishiqit. Dhe kjo është ajo historia që po na ndjek që 18 vjet dhe nuk po na shqitet kur rekrutët shqiptarë të agjenturave serbe dhe agjenturave të tjera kundërshqiptare  kanë bërë shumë dëm si atdhetarë, kurse shumë atdhetarë u vranë me akuza publike si kundërkombëtarë. Dhe nuk është për t’u çuditur që flamurin e patriotizmit mundohen ta mbajnë bij udbashësh dhe vetë rekrutë agjenturash kundërshqiptare. Prandaj, nuk është për t’u çuditur pse shkalla më e lartë e patriotizmit shpallet rrëzimi i shtetit dhe kallja e institucioneve të tij. Prandaj, nuk është për t’u çuditur pse shkalla më e lartë e angazhimit medietik mundohet të shitet nxitja e urrejtjes ndaj shtetit dhe institucioneve të tij. Patriotizmin e gënjeshtërt, apo kundërpatriotizmin na e kanë instaluar rekrutët shqiptarë të agjenturave kundërshqiptare si në politikë ashtu edhe në media. Projekti për eliminimin e veprimtarëve politikë dhe medietikë të përkushtuar, për diskreditimin e tyre medietik, po vazhdon, edhe pse jo me suksesin e pritur. Dhe ky projekt ka filluar nga linja e Tiranës/Kretës dhe nga ajo udbasho-jugosllavokomuniste dhe po vazhdon me to dhe ka filluar si projekt për dobësimin dhe rrënimin e linjës institu institucionaliste të presidentit Rugova dhe po vazhdon si e tillë. Kuvendet e LDK-së më 1998, më 2006 dhe më 2015 janë dëshmi e qartë e bashkëveprimit të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste me veglat kondomë brenda e rreth LDK-së kundër saj. Më 28 Nëntor, nuk ka qenë dita të thuhen këto, por të fëlliqurit kqyrin me fëlliq edhe këtë ditë. Kështu ndodhi vjet, kështu ndodhi edhe sivjet. Na duhet kohë derisa të çlirohemi nga fara e keqe që na e mbollën pushtuesit e ndryshëm, dhe duhet të mësohemi se festat e ndryshme kombëtare edhe na i flliqin, e ndoshta edhe do të synojnë edhe t’i përgjakin.