Nuk gjejnë shpëtim as në ujë! Anijet e ISIS-it sulmohen derisa po tentonin të iknin përmes lumit (Video)

23.01.2017 12:44:21

Forcat e koalicionit këtë javë kanë hedhur në erë mbi 100 anije të militantëve të Shtetit Islamik, të cilat dëshpërimisht po largoheshin nga Mosuli.

Siç shkruajnë mediat e huaja, një video e publikuar tregon momentin kur goditet një anije e tyre, derisa po kalonte përmes lumit Tigris, i cili kalon nëpër qytetin irakian.

Militantët frikacakë kishin tentuar për të shfrytëzuar ujin, për tu larguar nga lindja e qytetit, i cili së fundmi është marrë nga forcat irakiane, në ditët e fundit.

Që nga operacioni i Mosulit, i filluar në tetor të vitit të kaluar, thuhet se 112 anije të ISIS-it janë goditur në Tigrit.

Gjeneralët irakianë kanë festuar fitoret në javët e fundit, por shtytja përfundimtare për të siguruar Mosulin është duke vazhduar.