Nuk iu bindën policisë për të ndaluar, në makinë kishin hashash

21.01.2017 12:35:33

Dy persona kanë rënë në pranga pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe pas kapjes  e kontrollit u gjendet në mjet 3.20 gr lëndë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që drejtuesi i mjetit rezulton pa leje drejtimi.

Policia e Lezhës ka bërë me dije se dje janë arrestuar shtetasit:

– Ardit Tirja, 22 vjeç, banues në Kurbin

–  Leo  Meta,  25 vjeç , banues në Krujë

Këta 2 shtetas duke drejtuar   mjetin tip ‘Benz’ ku drejtues ishte shtetasi Ardit Tirja dhe pasagjer Leo Meta, në qytetin e Laçit, nuk i janë  bindur urdhrit të policisë për tu ndaluar.

Pasi janë kapur dhe ndaluar më pas  nga policia, gjatë  kontrollit të ushtruar  të mjetit, në xhepin e pasagjerit, është gjetur dhe sekuestruar 3.20 gr. lëndë bimore e dyshuar narkotike kanabis në dy qese farmaceutike si dhe drejtuesi i mjetit shtetasi  Ardit Tirja nuk kishte leje drejtimi.

Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt pa leje drejtimi” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit së policisë së rendit publik”.