Nuk janë thjesht numra, kanë një fytyrë/ Historitë e viktimave britanike të Covid 19

11.04.2020 12:37:57

Më i vjetri 108, më i riu vetëm 13 vjeç. Këto janë fytyrat e disa prej viktimave të koronavirusit në Britaninë e Madhe; mes tyre ka mjekë, këshilltarë, një diplomat, një komedian e një akademik.

Rebecca Mack, 29 vjeç, është një punonjëset më të reja që humbën jetën prej koronavirusit.

Komediani Eddie Large, 78 vjeç u sëmor me Covid 19 në spitalin ku ishte shtruar me probleme kardiake,

Peter Sinclair, 73 vjeç, professor ekonomie i ish-kryeministrit David Cameron
Steven Dick, zëvendësambasadori britanik në Hungari ishte vetëm 37 vjeç, dhe me një karrierë të ndritur përpara tij, e mjaft I vlerësuar nga kolegët.