Nuk ka gjë më të shtrenjtë e më të dëmshme se sa idelizmi!

07.02.2020 12:42:24

Nga Ahmet Asani
Të besosh se me Serbi mund te merresh vesh është idealizem iluzionist, është utopi! Si mund të merresh vesh me dikend i cili të vret e masakron dhe para botës të akuzon se të gjitha i ke bërê vet?! Si mund të merresh vesh me dikend qe nuk te pranon as per qenie njerzore?!

Se sa i shtrenjtë është idealizmi, më së miri e di populli shqiptar i Shqipërisë, i cili e ka paguar me lëkurê t’vet! Idealizmi thjesht është i pafinancueshëm! Idealisti nuk e sheh botën si është, por si ka dëshirë ta shoh ai! Idealisti është iluzionist! Idealisti është fikashpi! Mjer ajo familje që kreun e familjes e ka idealist! Mjer ai popull i cili nê krye të shtetit ka një idealist!

Duke u nisur nga gjitha keto fakte te cilat janë te ditura per çdo shqiptar në Kosoven Dardane, ajo çfar presim nga vëllezërit e motrat tona në Shqipëri, është që të ngriten në këmbë e të protestojnë kunder Kryeiluzionistit socialist Edi Rama, i cili është lidhur fort me ‘vëllezërit e tij serb’, njësoj sikur Partia Komuniste dhe Enver Hoxha herê me serb e her me rus e kinez! Harrojeni që Kosova kesaj radhe do të bëhet monedhë per kusuritje mes iluzionistëve komunistë fikashpi të Shqiperisë dhe çetnikëve rankoviçist serb të Serbisë!

Kuptojeni njëherë o njerëz se urrejtja që kanë serbët ndaj pasardhësve të Dardanëve në Kosovë, nuk ka te bëjë fare me asnje sistem shoqëror politik! Urrejtja serbe ndaj pasardhësve të Dardanëve, nuk ka te beje as me feudalizmin, as me kapitalizmin e as me socializmin, por ka te beje me ADN-en serbe te cilën nder shekuj, e ka programuar kisha ortodokse serbe pēr zhdukjen e Kosoves Dardane!

Ajo të cilën qeveria LVV & LDK duhet ta beje qysh nē start, është që ta largoj çdo iluzion e çdo besim, se me Serbi mund te merren vesh vetëm nëpërmjet dialogut! Reciprociteti eshte parim baze i marëdhenieve mes shteteve e popujve, por eshte iluzion që reciprociteti mund te funksionoj me shtetin e Serbisë! Serbia nuk do te rrespektoj kurrëfar reciprociteti, përkundrazi mekanizmin e reciprocitetit do ta shfrytëzoj per t’ia marr Kosovës gjithë energjinë dhe nê fund për t’ia lenë gjithë fajin Kosovës!

E para nê këto bisedime nuk duhet te hyhet nëse nuk janë të afatizuara! Pra, duhet të dihet se kur nisen dhe kur marrin fund keto bisedime! Sa i perket takses mendoj se per shumë arsye ajo duhet te pezullohet per aq sa zgjasin bisedimet! Nëse bisedimet marrin epilog pozitiv, pra nëse Serbia e pranon Kosovën ne kufijtë egzistues, atehere cdo gje do të rrjedh normal si me gjitha shtetet tjera te rajonit. Mirēpo, nëse Serbia edhe keto bisedime i perdorë per ta zhbërē Kosovën, ose per te fituar në kohë, atëhere le qe duhet te këthehet kjo taksê, por Serbise duhet ti vendosen taksa, norma e tarifa nga më te ndryshmet qe mos t’na humb më kohë e merr më energji