Nuk ka më vend në varreza”/ Rama nxjerr pamjet e dhimbshme dhe jep mesazhin e fortë

19.03.2020 11:42:44

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e trishta nga Italia, ku shfaqen kamionët e ushtrisë duke transportuar viktimat.

Rama thekson fort se duhet të shmangim një katastrofë të tillë dhe të respektojmë të gjitha masat dhe këshillat e autoriteteve shëndetësore.

Postimi i Ramës

LODI dhe BERGAMO janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. Në LODI masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.

Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në LODI, ndërsa në BERGAMO ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe DALLIMI MES NUMRIT TË TË INFEKTUARVE dhe TË TË VDEKURVE në DY ZONAT FQINJE ËSHTË TRONDITËS!

Në foton djathtas KARVANI I KAMIONËVE TË USHTRISË ITALIANE, QË TRANSPORTONTE MBRËMË NGA BERGAMO DREJT 12 ZONAVE TË TJERA TË ITALISË, TRUPAT E VIKTIMAVE TË LUFTËS, SEPSE KREMATORIUMI I ZONËS KA MBINGARKESË DHE NUK E PËRBALLON DOT NEVOJËN PËR DJEGIEN E KUFOMAVE, NË KUSHTET KUR S’KA MË VEND NË VARREZA

NE DUHET TA SHMANGIM ME ÇDO KUSHT DHE ÇMIM KATASTROFËN HUMANITARE QË PO NDODH NE BERGAMO DHE NË ZONAT E VERIUT TË ITALISË, KU SISTEMI EKSELENT SHËNDETËSOR RA NË GJUNJ, SEPSE NUK U MBROJT NGA MURI I MASAVE SHTRËNGUESE!

DURIM, DURIM, DURIM! NUK DUHET TË NA NDODHË QË TA MËSOJMË SE ÇFARË TË GJEN NËSE NUK LUFTON SA S’ËSHTË VONË! ZOTI I SHQIPTARËVE QOFTË MË I MADH SE KURRË KËTË HERË