Nuk ka vlerësim të dëmeve të Kuvendit (Video)

06.08.2016 20:56:39

Ndonëse kanë kaluar dy ditë qëkur Kuvendi i Kosovës është sulmuar me zollë,  Kuvendi ende nuk e ka formuar komisionin për vlerësimin dhe regjistrimin e dëmeve të shkaktuara nga ky sulm.

Kjo për faktin se Policia e Kosovës ende nuk ka përfunduar fazën e regjistrimit dhe incizimin e vendit të ngjarjes.

Edhe gjatë ditës së shtunë Policia ka vazhduar hetimin e vendit të ngjarjes për të kuptuar  detaje të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

E komisioni i Kuvendit për vlerësim të dëmeve mendohet të  formohet tek javën që po vjen, kur edhe pritet që Policia t’i kryejë procedurat hetimore  në vendin e ngjarjes.