Nuk kam jetua si parazit dhe nuk ja kam zgjatur dorën e nuk ja kam shtri qafën askujt

22.04.2019 13:26:19

Nga Sinan Kastrati, Suedi,

Habib, unë nuk kisha “Radio”, si ti në “Kosovën e“”lire”” por edhe nuk rrejta sa e si ti (6)

Për vete e për të tjerët, tregim në veten e parë dhe të tretë

Puna si mësues, deri në vitin 1999

Unë në shkrimiet e mia për punën si mësues në Suedi, fola dhe do të flas deri në fund të qershori të vitit1999, muajine vitin kur në Kosovë hynë forcat ushtarake të NATO-s, UNMIK-u dhe OSBE-ja.

Pa dashur që flas për to, pasi që për pjesën më të madhe të opinionit dihet, është se NATO-ja, KFOR-i, ishte dhe është forcë mbrojtëse, UNMIK-u, udhëheqte (dhe kryente punët) me administratën dhe OSBE-ja ndihmonte në ndërtimin dhe rindërtimin Kosovës, shtëpive të djeguara, shprëndante ndihma e kështu me radhë për të cilat, unë nuk dua të flas sepse, nuk i njoh, pra nuk jam kompetent se a kanë punua si duhet a jo.

Viti 1999 është viti i fundit i shekullit dhe, ketu fillon edhe një shekull e milenium tjetër.

Shpresuam se edhe në Kosovë do të ndodhte diçka e mirë, si në çdo ndryshim të një periudhe, pas luftrave, revolucioneve e luftrave çlirimtare.

Puna atdhetare e aktivitet tjera, pas vitit 1999

Pas vitit 1999, puna atdhetare e aktivitet tjera, ai vrulli e elani që ishte deri atherë, edhe në Suedi nuk ishte më përveç punës së mësuesve.

Kjo ka shumë arësye që unë do ti përmendi, shumë shkurt.

Ishin ngjarjet në Kosovë (dhe në Shqipëri, më 1997) që ndikuan për të keq.

Në Kosovë pushtetin me dhunë e muarën forcat më të errta e në krye të tyre hypën njerëzit e dyshuar për krime lufte e më vonë për krime ekonomike.

Çka u bë me paratë tona

Kjo ndikoj aq keq sa sot, shumica nuk i besojnë dhe me të drejt pyesin:- çka u bë me paratë tona?

Të gjithë “komandantët” u bënë milionerë, sa i çel e mbyll sytë.

Ndërsa nga Suedia u k`thyen disa nga ata ata “komandantë” që kishin kontribua që “komandantët” të pasuroheshin edhe më shumë, si Milaim Zeka e Hjadin Abazi, Nasim Haradinaj e Xhabir Zharku dhe u bënë edhe më të pasur.  

E ne, pjesa më e madhe mbetëm me gishta në gojë dhe na shtuan zullumin e na i rritën taksat e tatimet kur të shkojme në Kosovë (me sigurime të kerrev), para të majme që shkojnë në agjensitë e sigurime e te me njerëz të dyshimtë (Gani Thaç, vëllai i “presidentit”).

Ku mbeten paratë tona o pushtatrë, Hashim, Kadri, Ramush, Isë, Fatmir, “Bujar” Bukoshi, Xhavit …. ?

Mërgimtarët e harruan e tash edhe na shajnë

Edhe aktiviteti im dhe i pjesës më të madhe të shqiptarëve në Suedi, në krahasim me vitet e mëparshme, pas vitit 1999, bie, zbehet por nuk ndalet.

Kjo vlen sidomos pas 1 korrikut të vitit 1999 kur pjesa më e madhe e shqiptarëve, nuk paguanin në fondin e 3%-shit.

Unë thirra kryetarin e fondit të 3%-shit për Suedi, Dr. Muhamet Shatrin dhe e pyeta se çka të bëjë (më), a të paguaj ende? Ai më tha: tash e tutje është vullnetar, kush don paguan  e kush nuk don, nuk është i obliguar.

Të sqaroj, unë (dhe të tjerët) nuk ishim të obliguar por e donim shtetin e ardhshëm dhe dëshironim që të kemi shtet ndërsa lpk-istët në Suedi, në shoqatat e tyre edhe i kërnonin ata që nuk paguajnë në “fondin e vandlindjes”. Kërcnimet ishin nga më të ndryshmet, deri edhe në kercnim me jetë.

Edhe “shoqatat”, që në Suedi kishte bukur shumë, aktivitetin e tyre “kombëtar” e zvogluan.

Shoqata “Kosova”, që ishte krejt e djathtë por me të vërtetë kishte bërë një punë të madhe, sikur ra në në gjumë e ajo e “Lirisë”, ndante “dekorata” për më të merituarit që kishin kontribuar deri atherë.

Edhe për këto (jo shoqatën e “Lirisë” që ishte një qerdhe e të kuqëve, ku bëhej thirrje për vëlla-vrasje, dhe bënte më shumë propagandë kundër LDK-së dhe Ibrahim Rugovës e mblidhnin pare me duqi e partizanqe…).

Aktiviteti tjetër dhe puna siq është ajo e mësuesit, që Habibi mëndon se kam jetua  e jetoj me social, deri dikund “qëndron”, pse?

-Po! Kur kam ardhur kam jetua me ndihma sociale, jo vetëm por të gjithë sepse nuk kemi të drejtë të punojmë pa e pasur lejën e qëndrimit pastaj mund ta marrës lejën e punës, por vetëm pas lejes së qëndrimit.

Në Suedi ka disa rregulla, që nuk mundesh me punua si mësues pa e dërgua dokumentacionin në Ministrinë e Arsimit e ata pastaj bënjë verifikimin dhe vlerësimin se a mundesh me punua si mësuese apo duhet tä kompletosh me ndonjë lënde tjetër, psh me mësimin e suedishtes.

Ama edhe këtu ka takahyta si Habibi që kanë punua si mësues e nuk kanë qenë mësues, së pakut nuk kanë pas ndonjë shkollë profesionale për mësues.

Luftë me mësues e kundër tyre, luftë kundër dijes

Unë po tregoj se çka ka ndodhur këtu me ata “mësues” që punonin punën e mësuesit por nuk ishin mësues.

Mësuesit dhe arsimtarët që kishin punua si mësues e arsimtarë në Kosovë, psh si mësues fiskulture, mësues të BAPT-it apo të tjerë, Ministria e Arsimit në Suedi, gabisht iu lëshonte një dokument që i “bënte” të pranueshëm (BÖHERIG)  me punua, dhe kishte raste kur mbeteshin papunë ata që kishin krye shkollën NORMALE, shkollë profesionale për mësues klasor, klasa e parë deri në të katërtën, SHLP-në, GJUHË DHE LETËRSI SHQIPE, arsimtarë të kualifikuar për klasët e pesta deri në të tetat dhe ata/ ato që kishin përgatitje akademike, FAKULTETIN për GJUHË, apo LETËRSI SHQIPE dhe kishin gradën shkencore PROFESOR.

Unë i shkruajta një letër proteste (mospajtimi) Ministrisë me të dhëna të bollshme se kush mundet nga ana profesionale dhe kualifikimit shkollor të punoj si mësues. Pasi, unë i shkruajta SKOLVERKETIT, dhe ia sqarova se ata që punojnësi mësues të gjuhës shqipe por që kanë të kryer psh shkollën e mesme ose SHLP-në e muzikës, janë mësues por nuk mund dhe nuk duhet të punojnë si mësues të gjuhës shqipe.

Sa më kujtohet, SKOLVERKET-i  ka ndryshua rregullat.

Interesimi i shqiptarëve për mësimin e gjuhës shqipe është i vogël

Pra, aktiviteti i im dhe i mësueve shqiptarë, në Suedi nuk është zvogëlua edhe pas vitit të fundit të shekullit të kaluar (1999) e numri i shqiptarëve është rritur, edhe i fëmijëve por interesimi i prindërve dhe fëmijëve shqiptarë është shumë i vogël.

Më i vogël, nuk ka ku të shkoj më.

Nuk kam kompenca e as nuk kam statistia se sa nxënës (shqiptarë) ka në Suedi por e di që edhe ata që janë të paraqitur, pjesa më e madhe nuk vijojnë mësimin rregullisht e ndalen kur ata e prindërit e tyre duan (jo të gjithë), ani pse që nga momenti kur prindëri e dërgon fletë-kërkesën për mësimin e gjuhës shqipe, atherë ajo është obliguese.

Shteti paguan për shkollim dhe iu bënë thirrje, mësuesve, prindërve e fëmijëve shqiptarë që ta mësojnë shqipen në shkollë, si lëndë mësimore

Shteti (komunat) paguajnë dhe nxënësi e as prinndëri nuk kanë kurrfar obligimi. Komuna (na) paguan rrogat e mësuesve, paguan tekstet shkollore për nxënës dhe ndodh që edhe organizon pushime e ekskurzione me qëllim që të njihen mësuesit e nxënësit me ATDHEUN, Kosovën ndërsa shoqatat e mësueseve e të ngjashme, gati çdo vit organizojne (më) seminare e thërrasim mësues, profesorë e studjues të gjuhës, të letërsisë, të historisë e të kulturësshqiptare nga Kosova e Shqipëria. Edhe këtë vit, më 16 e 17 maj kemi një seminar në Malmö.

Deri më tash, janë mbajtur disa seminare, më shumë se 10-të e mysafirë ishin: Dr. Xhevat Lloshi, Bahri Beci, Rexhep Ismajli, Isa Bajqinca, Sali Bashota etj.

Rroli i mësuesit është i pazëvendësueshëm por tash nuk kemi përkrahjen  e prindërve dhe të Kosovës aq sa duhet dhe aq sa kemi nevojë (një pjesë, ndoshta më shumë se gjysma) e prindërve shqiptarë që jetojnë në Suedi, fëmijët e tyre nuk i vijojnë mësimet në gjuhën shqipe.

Një lugë kos e prish ni kusi me tamel

Në një shkrim të mëhershëm, kam thënë se kur punoja pa pagesë dhe mësimin e mbaja në banesën time, bashkë me gruan time, mësuese e kualifikuar, në një orë mësimi duke shpjeguar dallimin e emrave mashkullorë e femrorë dhe me iu bë sa më të lehtë, që ta kuptojnë “emrin” iu merrja shembujt konkret nga jeta psh: burri – gruaja, qeni-kudra, kali- pela, dashi-delja, kau- lopa, ujku (ose ulku)- ujkonja (ose ulkonja) etj. një vajzë i thotë prindërit (R. nga Mitrovica) se i kam thënë asaj“pelë”, çka nuk ishte e vërtetë dhe ai prind i ndali fëmijët e vetë dhe çdo ditë iu thonte fëmijëve e prindërve shqiptarë që mos ti lënë fëmijët me ardhur në shkollë, mësimin në gjuhën shqipe.

Fjala e R. nuk ndikoi por kishte të atillë që edhe nëse nuk na pengonin, nuk na perkrahnin sepse punoja (e punomim, shumë të tjerë me mua, vullnetarisht, pa rrogë) dhe fyheshim e ofendoheshim, prandaj mu kujtua shprehja, për të keq “Një lugë kos e prish ni kusi me tamel”

 

A edhe me gruen time don me fol-a?

Një tjetër rast është që më ka ndodhur në një qytet ku punoja si mësues. kur unë e thërras një prind në telefon dhe pasi i prezentohem i lutem që të flas me babën ose nënen e nxënësit (në Suedi, nuk është e lejueshme, bile është e ndalueshme me folur me prind ose persona të tjerë për fëmiun e tjetëkujt, që quhet “sekretes”….).

Prindëri më zë të lartë e sumë kërcnues më thotë:

– A pakë po të dukem un-a por don me folur edhe me gruan time?

… ti e din që unë jam ndarë nga gruaja e kështu deri sa u lodh e ma mbylli telefonin.

Pastaj si shqiptari më, më sulmon pa të drejtë me fjalë fyese që nuk i meritoja.

Një ditë tjetër do të flas  edhe për dobësitë e vështirësitë e mësuesve shqiptarë që punojmë në Suedi dhe për ato që unë i njoh e mua më kanë ndodhur por këto nuk duhet marrë si raste përgjithësuese.

Unë mendoj se Ministria e Arsimit në Kosovë e Shqipëri, mundet me na ndihmua më shumë e mjetet e informimit, sidomos TELEVIZIONI, duhet të bëjnë më shumë duke iu bërë thirrje prindërve shqiptarëve që jetojnë në mërgim, mos ti ndalin fëmijët nga shkolla shqipe, aty ku ka mundësi.

Në Suedi është më mirësepse paguan shteti, por edhe këtu mundet të bëhet më mirë. Suedia, shteti bënë çdo gjë që nxënësit shqiptarë ti vazhdojnë mësimin në gjuhën shqipe sepse, ai që e njeh shipen është nxënës më i mirë edhe në suedisht e anglisht dhe marrin nota që kanë vlerën sikur lëndët tjera, suedisht, anglisht, matematikë, fiskulturë, muzikë etj.

Ti ndali fëmijët e ti mbetesh pa punë

Pastaj, jo rralë prindërit na thonë: Ti ndali fëmijët e ti mbetesh pa punë e preione të ndryshme, kundër mësuesve e mësimit shqip (një pjesë e prindërve, shyqyr janë “pakicë”).

Gjithsesi se suedishtja, anglishta janë gjuhet kryesore por as shqipja nuk është më pakëz e rëndësishme.

Librat në gjuhën shqipe, në bibliotekat suedeze, janë të barabartame librat e suedishtes.

Në bibliotekat suedeze, krahas librave të Kadaresë, çdo libër nga cilido autor shqiptarë, kudo që jeton e punon ai, nëse e këkojmë librin ose librat, bibliotaka suedeze për një kohë të shkurtër, e merr librin dhe lexuesin e interesuar e lajmëron me letër se libri ka ardhur.

Në bibliotekat suedeze, kemi edhe gazeta në gjuhën shqipe, këngë, filma etj.

Suedia është shembulli më i mirë se si gjuhët “e mëdha” dhe gjuhët “e vogla”, janë të barabarta dhe më shumë kemi të drejta ne shqiptarët në Suedi se shqiptarët në Kosovë e në Shqipëri.

Librat e Habib Zogajt kanë me ardhur në Suedi

Habib, po të premtoj se së shpejti kam me i kërkua edhe librat tua!

Më beso se krahas shumë poetëve, si Milazim Krasniqi, Zeqir Gërvallës, pa i llogarur të gjithë rilindasit, kam me i kërkua edhe librat e Habib Nezir Zogajt.

Habib, unë nuk kisha radio si ti në “Kosovëne lirë” e as “radio private” që ke ti tash në Malishevë por me modestinë më te madhe po ta them se kam bërë punë të ndershme e të vlefshme ndoshta sa edhe “ti”, atherë e tash.

Shpesh kam udhtuar deri e punuar deri në 400 km (në Mönsterås, Borås) larg familjes vetëm e vetëm që të mos jetoj si parazit (e me ndihma sociale).

Vazhdon

P.S. Do të paraqes disa dëshmi tjera për punën dhe aktivitetin tim si mësues.

Malmö, 22 prill 2019.