“Nuk kam pirë kokainë, vetëm i mora erë…”, kryebashkiaku masakrohet në rrjetet sociale (FOTO)

22.01.2020 23:17:39

Rrjetet sociale kanë shpërthyer në meme, pas publikimit të videos së kryebashkiakut socialist, ku ky i fundit shihet duke marrë kokainë. Në disa prej fotove, Genc Sejko, inorizon deklaratën e Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës. “Nuk kam pirë drogë, vetëm sa i kam marrë pak erë,”– shkruhet në njërën prej memeve.

“Unë dhe Edi nuk e prekim me dorë,”- shkruhet në një tjetër. Ndërsa në memen e radhës, shihet një qen i antidrogës që kontrollon një valixhe me mbishkrimin: Kjo është valixhja e Lafter Allës.

Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.