Nuk kemi shtet , kemi imitacion të shtetit?!

07.04.2018 22:59:25

Nga: Skënder MULLIQI

Kosova jo që nuk po bëhët shtet serioz, por po bëhët shtet e qudirave.Këta udhëheqës partiakë dhe shtetëror që u ndërruan në pushtetet e pas luftës, nuk u treguan të zotët për shtetndërtim dhe mirëqenje.Edhe pse u përbetuan në Kosovë, dua tu thëm së janë treguar humbës të medhenjë.Edhe pse po tingëllon quditshem , çmimi që do ta paguajnë për gjithë këto marifete do të jetë shumë i lartë.Nga fitorët që mendoni së i keni bërë, do të përjetoni dëbakël nga vetvetja! Dhe, a e dini pse? Së ky vend dhe shqiptaret shumë kan vuajtur dhe shumë herë ka rënë përtoke , por janë ngritur edhe më fuqishem.Dhe, sigurisht së prap e kan këtë mundësi.Epilogun e kësaj politike e dini edhe vet.Kosovën e këni shëndrruar në një shoqëri pa busullë. I thoni vetit Elita , e pak keni lidhje më këtë nocion politikë.Keni ndërtuar një sistem më shumë grabitqarë e kriminalë.Është lehtë njeriu të shërbehët më metoda të ulëta duke mos zgjedhur metoda dhe mjete për të ardhur deri të përfitimet përsonale.Krijuat një sistem më shumë piramidal.Intelektualet I keni bërë objekt talljeje, kurse dileret, matrapazët dhe keqpërdoruesit janë bërë përsona të cilët po respektohen! Kjo është më shumë së turpëruese për Kosovën. Mafiozët po mbrohen kurse qytetaret po brengosën për fatin e vet.Të gjitha këto i keni bërë sipas formulës linquese karshi atyre të cilët janë treguar të padisciplinuar karshi formulës tuaj.Po thuaj së kan marr fund normat dhe rregullat e shkruara e të pa shkruara.Nuk ka drejtësi të mirfilltë, veq ka drejtësi më të fortit.Nuk kemi shtet , kemi imitacion të shtetit.Njerëzit e mirë po skajohen ,e po instalohen njerëzit më pak vlera. A mund vijmë të konstatimi së po e duam dhe respektojmë shtetin e sapo lindur? Si gurisht së jo.Shteti nuk duhet dhe nuk respektohet duke abuzuar përditë më te.Në stacionet e autobusve më së shumti keni mundësi ta shikoni ardhmerinë e këtij vendi i cili po zbrazët.Këtë largim po e bëjnë edhe familje të tëra.Ata që po mbesin kan vendosur sigurisht të nënshtrohen urdhërave dhe bindjeve Tuaja poshtëruese.Po na largohen të rinjet të cilët janë shtylla e secilit shtet.Po largohen edhe njerëzit më kualifikime të larta.Edhe ato kuadro qe I kemi po i shëndrroni në punëtor krahu, në hamallë dhe argatë të juaj?!Deri kur do tu zgjatë kjo punë veq një Zot i madh e dinë.Ky popull ka rënë në gjumë dimëror të thellë, dhe ju e keni marr vesh mirë këtë punë, dhe nuk po keni të ndaluar në grabitje të atyre pak të mirave materjale të cilat kan mbetur.Keni pasur të gjitha mundësit që të punoni mirë dhe ndërshmerisht për Kosovën dhe qytetarët e saj.Ne vend të tiparëve zgjodhet vesët. Zgjodhët mentalitetin e vjetër autokratik të sundimit mbi masën.Keni pasur mundësin të kultivoni pastërtinë shpirtërore , solidaritetin dhe guximin qytetarë, që të hapërojmë më kohën ndërsherisht…Ju zgjodhet për popullin e shumë vuajtur rrugën e varferimit dhe nënshtrimit …Po ta donit Kosovën ashtu siq po na mbani përditë nasihat , sigurisht së do ti kishim shumë më mirë punët .Kosova i patë shumë palë zgjedhje , e shumë pak rezultate.Të gjithë e kemi ëndrruar një Kosovë më të arritura të mëdha, e fatkëqesisht nuk e kemi edhe pas 18 vitësh…Por, megjithate nuk duhet pranuar kapitulimin para asnjë të keqe ngado që vjen dhe nga kushdo që vjen ajo…