Nuk krahasohet Zahir Pajaziti me Hajredin Kuçin, tha Haradinaj

27.10.2016 13:44:16

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, i cili e ka krahasuar zëvendëskryeministrin e Kosovës Hajredin Kuçin me heroin e Kosovës Zahir Pajaziti.

Këtë krahasim Veseli e ka bërë ndaj akuzës së deputetit Zafir Berisha duke i thënë Kuçit se ka qenë milic i Serbisë. Veseli tha se edhe Zahir Pajaziti ka qenë nxënës në shkollën e Policisë në Vushtrri.

Por Daut Haradinaj i tha Veselit se ka bërë gabim të madh kur ka krahasuar Zahir Pajazitin me Hajredin Kuçin.