Nuk ndalen viruset në botë, pas koronavirusit del Hantavirus që merr jetë njerëzish

24.03.2020 14:20:47

Edhe pse e gjithë vëmendja është te koronavirusi, një numër tjetër sëmundjesh po shfaqen në botë.

Raste me grip derri dhe gripin e shpendëve janë raportuar tashmë në Indi dhe vende të tjera, por nuk mbaron me kaq.

Mediat e huaja shkruajnë se një burrë në Kinë ka rezultuar pozitivisht me hantavirus dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mediat kineze theksojnë se burri nga provinca Yunnan vdiq teksa po kthehej për në provincën Shandong dhe ndodhej në autobus. Gjithashtu edhe 32 personat e tjerë në autobus u testuan pozitivisht për virusin.

Sipas Qendës prër Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve hantaviruset janë një familje e virusesh, të cilat përhapen kryesisht nga brejtësit dhe mund të shkaktojë sëmundje të shumta te njerëzit.