Nuk ndalet Dortmundi, vjen fitorja e 4 radhazi

30.09.2017 18:38:51

 

Janë 4 tashmë fitoret rradhazi për Borussian e Dortmundit në Bundesligë. Ndryshe nga Championsi në kampionat verdhezinjtë ecin me  një tjetër duke e cuar përkohësisht në +5 avantazhin nga Hoffenheimi dhe në +6 nga kampionët në fuqi të Bayern Munich, për të dyja skuadra që ndjekin skuadrën e holandezit Peter Bosz në renditje luajnë këtë të Dielë.

Për tu ngjitur në kuotën e 19 pikëve në javën e 7-të të Bundesligës Borussia e Dortmundit, arriti të fitonte në tranfertën ndaj Augsburg me rezultatin 2-1. Vedhezinjtë arritën të kalonin shumë shpejt në epërsi vetëm në minutën e 4, falë Andriy Yarmolenko. Goli i parë për ukrainasin me Dortmundin në Bundesligë. Reagimi i Augsburg nuk vonoi. Në të 11- Francisco Caiuby rikthen barazpeshën. Presingu i Dortmund vë në vështirsi të zotët e shtëpisë me mbrojtjen e Augsburgut që thyhet sërish në minutën e 23. Këtë herë autor i golit është Shinji Kagawa. Fraksioni i dytë i lojës sheh vëndasit disi më kërkues, por pa mundur dot të gjëjnë golin.

Në minutën e 80 Pierre-Emerick Aubameyang nuk ia del ta shndërrojë në gol një 11-metërsh të fituar. Penenka e tij rezulton e pasukseshme me portierin Hitz që qëndron në vend pa lëvizur duke lënë me gisht në gojë sulmuesin nga Gaboni. Por edhe pse u vu në vështirësi në minutat e fundit nga bavarezët vegjël Dortmundi arriti të ruante avantazhin duke marrë 3-pikësh me shumë vlera. Në ndeshjet e tjera të javës 7-të Borussia Moenchgladbach, i shkaktoi humbjen e parë Hannover-it pasi e mposhti me rezultatin 2-1 në Borussia Park, me të njëjtat shifra Eintracht Frankfurt kaloi Shtutgartin, ndërsa përfundoi në barazim 1-1 sfida mes wolfsburg-ut dhe Mainz.