Nuk ndodhi në Kosovë, por në Angli: Pacientët pritën nëntë orë në korridore, pa u kontrolluar nga mjekët (Video)

30.07.2016 20:23:55

Në një spital në Stoke të Anglisë, janë filmuar dhjetëra pacientë që kanë pritur në korridore pa u kontrolluar nga mjekët.

Personave me shëndet të dobësuar, shumica prej të cilëve të moshuar, iu është ofruar shtrati me rrotë që të jenë më rehat, ndërsa u është shërbyer ushqimi dhe lëngjet.

Matthew Walker, i cili e kishte dërguar njerkën së spital, e ka publikuar këtë video në Facebook, për të treguar gjendjen e rëndë.

“Ishte e tmerrshme të shihje të gjithë këta njerëz të sëmurë, që prisnin të shëroheshin.  Të gjithë shtretërit nëpër dhoma ishin të zënë, por as ata pacientë nuk po merrnin trajtimin e duhur”, ka shkruar Walker përbri videos së postuar.

Zyrtarë të spitalit, nuk kanë dhënë informata rreth kësaj pritje të gjatë mbi nëntë orë dhe mungesës së kontrollit nga mjekët.