Nuk pranohen në UP mbesa e ministrit Bajrami dhe djali i dekanit Dugolli

19.07.2016 18:29:44

Në rezultatet e provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk është pranuar djali i dekanit të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, e as mbesa e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Gresa Parim Bajrami, e cila është vajza e vëllait të ministrit Bajrami, nuk është pranuar në drejtimin e Stomatologjisë të kësaj njësie akademike.

Djali i dekanit Bujar Dugolli, Etniku, nuk është pranuar në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme.

Këta të dy nuk i kanë plotësuar kushtet për regjistrim, pasi që ishin larg atyre që arritën suksesin e nevojshëm për regjistrim gjatë provimeve pranuese.

Gresa Bajrami ishte e 187-ta në listë, nga 380 sa kishin aplikuar gjithsej, ndërsa Etnik Dugolli ishte i 371-ti nga 797 sa kishin aplikuar.