Numërohen rreth 85% e votave të diasporës, Vetëvendosje e para, LDK – PDK ngushtë për vendin e dytë

16.10.2019 22:51:49

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë janë numëruar rreth 85 për qind e votave të diasporës.

Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 5.827 vota.

LDK është e dyta me 1,892 vota, ose vetëm 100 më shumë se Partia Demokratike e Kosovës që ka 1,793 vota.

Koalicioni NISMA-AKR-PD ka më shumë vota (725), sesa koalicioni AAK-PSD që kanë 504 vota.