Numri i të vdekurve në Itali shkon në mbi 10 mijë, vetëm sot ndërruan jetë 889 persona

28.03.2020 18:57:27

Në Itali, gjithsej 10023 njerëz vdiqën nga coronavirusi.

Ndërkohë, vetëm në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë 889 persona.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë raportuar 5974 raste të reja.

Pra tani janë gjithsej 92.472 persona të infektuar, dhe aktualisht 70.065 persona janë aktivë

Siç bëhet e ditur, në përqindje kjo është dukshëm më pak se javën e kaluar dhe numri i vdekjeve për dallim nga një ditë më parë është më i vogël.

Kujtojmë se dje, 969 njerëz vdiqën në Itali.

Dhe numri i të infektuarve është rritur, por jo shumë, me rreth gjashtëdhjetë në krahasim me dje.