Nurellari: Asociacioni s’e rrezikon Kosovën

11.04.2018 22:40:14

Analisti Adri Nurellari ka thënë se nuk mendon që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe paraqet ndonjë kërcënim për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, përderisa ai mbahet brenda konturës së Kushtetutës të Kosovës.

Ai ka deklaruar se paralele më e goditur se ajo me Bosnjën dhe Hercegovinën do të ishte me Kroacinë, ku pakica serbe ka një krijuar një këshill komunash, por funksionon në kuadër të shtetit kroat.

“Për sa kohë që rezultati i grupit punues do të jetë në kuadër të kushtetutës, atëherë(në rastin e Asociacionit) nuk kemi lidhje me autonomi. Aspirata e popullit shqiptar ka qenë integrimi në Bashkimin Europian. Edhe asociacioni siç qe nisur ishte pjesë e kritereve europiane. Por duke u futur në BE, komunat do të marrin edhe më shumë të drejta. Pra kjo Europa e rajoneve ku do të futet Kosova, e ka pjesë të veten edhe këtë grupim komunash; për sa kohë që nuk shihet si kërcënim ndaj integritetit dhe sovranitetit të Kosovës”, tha Nurellari, në Zona B në Klan Kosova.

“Kroacia ka një përqindje të ngjajshme të pakicës serbe, si në Kosovë. Ka një kohë që aty është organizuar një këshill i përbashkët i komunave. Edhe atje kjo çështje ka hasur në kundërshtime. Kjo është përvojë e ngjajshme që tregon se nuk shkakton ndonjë problem”, tha ai