Nurellari për dialogun me Serbinë: Tash e kemi një shans historik

03.05.2018 22:07:26
Analisti, Adri Nurellari, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se shqiptarët tani e kanë një shans historik, pasi ka një pozicionim shumë të mirë të faktorëve për të arritur një zgjidhje finale në raport me Serbinë.

“Për hir të rrethanave dhe konstelacionit të ndërlikuar, konjukturës delikate dhe kohës që nuk na pret nevojitet që të krijohet një konsensus i gjerë publik lidhur me dialogun dhe domosdoshmërinë e tij”, ka deklaruar Nurellari për KlanKosova.

Ai ka shtuar se do të jetë e vështirë që në një kohë tjetër të kemi pozicionim kaq të mirë.