Nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë nuk shkojnë në mësim!

09.09.2016 20:50:43

Problemet në arsim në Tetovë vazhdojnë. Përveç gjmnazistëve maqedonas, në shkollë nuk shkojnë edhe nxënësit nga shkolla e mesme ekonomike “8 shtatori”, kurse mësimi nuk ka filluar edhe për nxënësit e shkollave të mesme nga zonat rurale të Tetovës, për të cilët komuna ende nuk ka organizuar transport falas.

Një nga transportuesit tha se edhe pse është fillimi i vitit shkollor, komuna e Tetovës ende nuk ka lidhur kontratë për transportin e nxënësve.

‘Problemi është te komuna, e jo te ne. Ne nuk mund të transportojmë nxënësit, nëse nuk kemi lidhur kontratë. Tani disa nxënës duhet të paguajnë, kurse disa të tjerë rrinë në shtëpi’, – tha një nga transportuesit e nxënësve, i cili dëshironte të mbetet anonim.