Nxënësit e gjimnazit kryejnë punë praktike në Kolegjin Universum

12.06.2019 13:35:29

Përfito edhe ti praktike dhe mundësi punësimi nga Kolegji Universum.

Bleona Lokaj, Bubulina Kabashi dhe Adriana Zyberi nxënëse të vitit të dytë në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë kanë përfunduar me sukses punën praktikë në Kolegjin Universum.

Praktika është pjesë e projektit “Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt – ASSET” marrëveshje e cila mbështetet nga USAID Kosovo.

Ky bashkëpunim në mes të Kolegji Universum dhe USAID Kosovo ka për qëllim që përmes punës praktike, nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale duke praktikuar teoritë e mësuara gjatë shkollimit të tyre.

Përveq kësaj Kolegji Universum për herë të parë në Kosovë, iu mundëson studentëve të kryejnë punë praktike me pagesë në 22 shtete të BE-së dhe Turqi. Puna praktike përfshinë një periudhë të caktuar ku studentët marrin trajnim profesional ose fitojnë përvojë pune në një kompani ose organizatë që vepron në shtetet e BE-së me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Apliko edhe ti https://bit.ly/2HuMame

Gjatë periudhës së praktikës, studentët fitojnë përvojë pune në kohë të plotë në fushën që ata studiojnë.
Përfito edhe ti praktike dhe mundësi punësimi nga Kolegji Universum, apliko këtu https://bit.ly/2HuMame. Na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.